Mësimi parashihet të fillojë pas një jave: “Ka libra për të gjithë” premton Nagavci
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se procesi për ndarje të librave shkollor për nxënësit nga klasa e parë, deri në të nëntën, është në përfundim.
Nagavci ka deklaruar se qëllimi është që këto tekste, të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Me sa kam njohuri, është në përfundim procesi edhe për ndarje të librave shkollor nga klasa 1-9, qëllimi jonë është që këto të ndahen para fillimit të vitit të ri shkkollor, në mënyrë që nxënësit t’i kenë librat që nga dita e parë”, ka thënë ajo.
Mes tjerash, Nagavci ka thënë se po vijon edhe procesi për abetarën e përbashkët, por që nuk e di se a ka filluar puna në shtëpitë botuese, ose jo.
“Nuk kam informata që është shtypë (abetarja e re), materiali është vendosë, fituesi i kontratës dihet, është biseduar për çmimin me shtëpinë botuese, nuk e di a ka filluar shtypja, pasi janë çështje teknike që realizohen nga shtëpitë botuese. Nuk kam info, a ka fillu shtypja apo jo, por kërkesa jonë është që më 1 shtator të jetë në dorë të nxënësve”, tha ministrja e Nagavcit.