Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” marrin vendim që të vazhdojnë grevën - NACIONALE

Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” marrin vendim që të vazhdojnë grevën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, pas mbledhjes së mbajtur, kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën.

Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së Shkollës, ka konfirmuar për Ekonominë Online vendimin, duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.

“Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme”.

“Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdojë. Dje në mbledhjen që kemi mbajt në sindikatë e Prishtinës diku mbi 90 për qind e shkollave ishin për me vazhduar greva”.

Kjo mbledhja vjen pasi SBASHK-u u ka kërkuar që të votojnë pro ose kundër grevës.

Lajme të ngjashme