Merr mijëra euro pagë, deputeti e profesori Gola i “shet” mend SBAShK-ut për mjetet sindikale
Ardian Gola, deputet nga radhët e VV-së në Kuvendin e Kosovës, e profesor në Universitetin e Prishtinës, përsëri ka shkruar në lidhje grevën në arsim.
Ai ka akuzuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se po i përdorë femijët si mjet sindikal, ndonëse është vetë z.Gola që në të njëjtin status përdori fëmijët për të sulmuar SBASHK-un.
Pra duke akuzuar tjetrin se po përdorë fëmijët, është po aq përdorim!
Ja çfarë shkruan z.Gola, deputeti dhe profesori që merr mijëra euro nga dy vendet e tij të puës:
“Me perdorimin e femijeve si mjete sindikale, cdo fitore sindikale i ngjan fitores se Pirros. Dallimi eshte se Pirro kishte sakrifikuar ushtaret e vet.
#mesimiduhettefilloje”, përfundon statusi, në të cilin nuk kemi ndërhyer për t’i shtuar ë-jat e munguara.
Edhe një status të mëparshëm, saktësisht të datës 6 shtator, z.Gola përsëri ka përmendur fëmiëjt, duke thënë se asnjë fitore nuk mund të kompensojë humbjet e fëmijëve.
Por, në asnjë postim z.Gola nuk i ka bërë thirrje Qeverisë për të reflektuar.
Ne inkurajojmë z.Golën, profesor, deputet e kryetar i Komisionit për Arsim të Kuvendit, të thërret në dialog social, duke i sugjeruar Qeverisë të reflektojë, po aq sa shkruan edhe për mjetet sindikale.