Mërgimtari nga Deçani vdes në një aksident trafiku në Kroaci teksa po udhëtonte për Kosovë - NACIONALE

Mërgimtari nga Deçani vdes në një aksident trafiku në Kroaci teksa po udhëtonte për Kosovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Faqe lokale të Deçanit kanë raportuar se një mërgimtar nga fshati Jasiq ka vdekur në një aksident trafiku në Kroaci teksa ishte rrugës për në Kosovë.

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë:

Riza (Xhelal) Salihaj

Në këto momente të vështira për familjen, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe mbarë fshatit Jasiq.

Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.

Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë banor të Xhenetit.

Lajme të ngjashme