Mërgimtari i cili kanosi deputetin Dimal Basha, gjobitet me 2 mijë euro gjobë
Pas arritjes së marrëveshjes për pranimin fajësi me Prokurorinl, mërgimtari i cili kanosi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, dënohet me 2 mijë e 500 euro gjobë.
Prokurori Kastriot Berisha, i propozoi gjykatës ta aprovojë marrëveshjen për pranim fajësie, pasi tha se është në përputhje me dispozitat e nenit 230 të Kodit penal, njofton Betimi për Drejtësi.
I akuzuari ka kërkuar falje për veprën e kryer dhe shtoi se kishte kërkuar falje dhe në Prokurori, duke shtuar se veprën e kishte kryer pasi ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.