Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, krijohen kolona të gjata në Merdarë
Një numër i madh i mërgimtarëve ia kanë mësyer Kosovës, për t’i kaluar pushimet e verës.
Kjo ka shkaktuar kolona të shumta në pikën kufitare në Merdarë.
Gazeta Nacionale ka siguruar një fotografi, ku shihet një numër i madh i veturave.
Sipas informacioneve, kolona në këtë pikë kufitare është deri në 2 kilometra.
