Mergim Lushtaku reagon pas vendimit për Sami Lushtakun: Uroj që të gjithë çlirimtarët të lirohen sa më parë - NACIONALE

Mergim Lushtaku reagon pas vendimit për Sami Lushtakun: Uroj që të gjithë çlirimtarët të lirohen sa më parë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Mergim Lushtaku ka reaguar pasi Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin “Drenica 1”.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se uron që të gjithë çlirimtaret që po mbahen padrejtësisht në paraburgim, të lirohen sa më parë.

“DREJTËSI E VONUAR!

Sot, Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin “Drenica 1”, pas një procesi që zgjati mbi 13 vite.

Uroj që të gjithë çlirimtarët, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe në procese gjyqësore të tejzgjatura, të lirohen sa më pare”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme