Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër - NACIONALE

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mentor Latifi është emëruar ambasador i Kosovës në Zvicër.

Kjo është bërë e ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social “X”.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane.” – ka thënë ajo.

Në fund, Osmani ka shtuar:

“Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”.

Lajme të ngjashme