Memli Krasniqi përdor gjuhë patriarkale - NACIONALE

Memli Krasniqi përdor gjuhë patriarkale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK) ka përdorur gjuhë patriarkale në një status në Facebook që i dedikohet Grevës së Përgjithshme te punëtorët e sektorit publik.

Qysh në fjalën e parë të statusit të tij, z. Krasniqi përdor fjalën “burrështetas” që sot konsiderohet të jetë fyes për gratë në përgjithësi, e veçanërisht ato që marrin pjesë në politikë.

Gjuha shqipe nuk ofron kurrfarë ekuivalenti të “burrështetasit” për gratë, gjë që e bën përdorimin e termit mjaft problematik – e veçanërisht kur përdoret në përshkrimin e situatave universale.

“Burrështetasit nga pushtetarët i ndan mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes.” – ka thënë z. Krasniqi, që nuk besohet ta ketë pasur fjalën vetëm për liderët shtetërorë burra.

Kosova ka një lidere shtetërore grua, ashtu siç e kanë edhe dhjetëra shtete tjera të botës.

Për më keq, z. Krasniqi është mjaft i ri në moshë (42 vjeçar) dhe shihej si një lider që potencialisht mund të ofronte një gjuhë më gjithëpërfshirëse në politikën e Kosovës.

Në atë status, megjithatë z. Krasniqi paraqet disa fjali që mund të konsiderohen të drejta duke denoncuar Kurtin për mungesën e dialogut social me sindikatat. Specifikisht, z. Krasniqi denoncon Kurtin në lidhje me takimin e sotëm të pafrytshëm me Rrahman Jasharajn.

Për fat të keq, në të kaluarën fjalën "burrështetas" e kishte përdorur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Lajme të ngjashme