Memli Krasniqi thërret konferencë për media
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka paralajmëruar konferencë për media.
Siç është bërë e ditur ngs PDK-ja, konferenca do të fillojë në orën 15:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së.
Ndërkohë, në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për Media,
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (e martë) konferencë për media.
Koha: 15:00
Vendi: Selia Qendrore e PDK-së.