Memli Krasniqi niset për në ShBA, paralajmëron takime të rëndësishme - NACIONALE

Memli Krasniqi niset për në ShBA, paralajmëron takime të rëndësishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit në Bruksel, ku pati disa takime me diplomat evropianë, ndër ta edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tanimë ka marrur rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se është rrugës për në ShBA ku do të ketë takime që i ka quajtur të rëndësishme.

“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës - në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

Përveç Krasniqt, në ShBA ndodhet edhe lideri tjetër opozitar, Lumir Abdixhkiu i cili është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme