Meloni nesër në Beograd me Vuçiqin, diskutojnë edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të jetë në vizitë zyrtare në Beograd, ka njoftuar Presidenca e Serbisë, në një komunikatë për shtyp, teksa kanë bërë të ditur se ndërmjet Melonit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, temë e bisedimeve do të jetë edhe Kosova.
Pas takimit Vuçiq-Melloni po ashtu është njoftuar se do të ketë edhe adresim të përbashlët për media.
“Italia është një ndër partnerët më të mirë tanë. Prej një bisedë të rëndësishme dhe të mirë. Falënderoj Giorgia Melonit që po vjen në Serbi direkt nga Dubai. Ky është lajm i mirë për vendin tonë dhe tregon se ku është pozicionuar Serbia dhe sa respektohet anëekënd botës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe.