Mekuli ndreq huqjen me Gjykatën Kushtetuese, por prapë ka një gabim
Gëzim Mekuli, gazetar pro-Lëvizjes Vetëvendosje, e ka ndryshuar shkrimin në të cilin e kishte gabuar totalisht një fakt të thjesht. Siç shkroi Nacionale, Mekuli, që është mbështetës i zjarrtë i kryeministrit Albin Kurti, nuk kishte njohuri se cila gjykatë ka vendosur për rastin e Klan Kosovës.
Mekuli e sulmoi Gjykatën Kushtetuese për vendimin ndaj Klan Kosovës, ndonëse ishte Gjykata Komerciale që e mori këtë vendim. E pas shkrimit të Nacionales, Mekuli e ka ndryshuar shkrimin, duke iu referuar Gjykatës Komerciale. Në fakt, sërisht ka një gabim në postimin e Mekulit, pavarësisht se e ndryshoi shkrimin.
Gazetari Mekuli e ka cilësuar Gjykatën Komerciale si gjykatë të moçme. Një cilësim i tillë është i gabuar, pasi Gjykata Komerciale është themeluar në vitin 2022.

