Mekuli lavdëron Qeverinë Kurti: Përmes “Plazma keksave” u largua UNMIK-u, mjeshtri e lartë - NACIONALE

Mekuli lavdëron Qeverinë Kurti: Përmes “Plazma keksave” u largua UNMIK-u, mjeshtri e lartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, gazetar i afërt me pushtetin e VV-së, ka shkruar një shkrim të çuditshëm, duke e falënderuar “plazma keksin” serb për largimin e UNMIK-ut.

Në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe, Mekuli ka pasur një interpretim interesant.

Këtë vendim, Mekuli e ka quajtur “mjeshtri të lartë në shërbim të interesave të Kosovës”.

“Në rrugëtimin drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, kjo lëvizje politike (lejimi i mallërave të kufizuara serbe) shënon një fitore të madhe.

Qeveria Kurti ka treguar një mjeshtëri të lartë në shërbim të interesave të Kosovës duke përdorur keksat PLAZMA serbe si një taktikë të zgjuar: ndalimi i PLAZMA keksave (mallrave serbe) si levë për të larguar ndikimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi i vendit” – ka shkruar Mekuli, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme