Mehmetaj: Pse VV-ja po punon që rasti i Enver Sekiraqes të mos diskutohet fare? - NACIONALE

Mehmetaj: Pse VV-ja po punon që rasti i Enver Sekiraqes të mos diskutohet fare?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se "mbetet e pakuptueshme" se si ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, qëndroi e heshtur gjatë intervistës së djeshme në “Debat Plus” gjatë momentit kur u pyet për Enver Sekiraqen, i cili u arratis pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.

Memetaj ka pyetur rreth qëllimit prapa punës së Vetëvendosjes “që një nga skandalet më të mëdha të sistemit të drejtësisë të mos diskutohet fare”.

“Pse ka sjellje krejtësisht të kundërt për Enver Sekiraqen?”, shkroi Mehmetaj ndër të tjera në Facebook.

Lajme të ngjashme