Mehmetaj: Policia të marrë informacione nga Mimoza Kusari-Lila dhe Martin Berishaj
Gazetari Lirim Mehmetaj pretendon se për shpërthimin e fundit në veri mund të kenë informacione Mimoza Kusari-Lila dhe Martin Berishaj.
Ai ka kërkua nga Policia e Kosovës që për këtë rast të intervistohet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka tregua se pse dy zyrtarët në fjalë mund të kenë informacione.
“Policia të marrë informacione nga Mimoza Kusari-Lila dhe Martin Berishaj, urgjentisht. Pas ngjarjeve të mbrëmshme besoj se dy njerëz mund t’i japin më shumë informacione situatës. Mimoza Kusari-Lila si personi i vetëm që e dimë të gjithë se ka pasur raporte koordinuese me krye-kriminelin Milan Radojiçiç... Dhe Martin Berishaj, si personi i vetëm që e dimë po ashtu publikisht se është paguar nga një kompani në Beograd.”, ka shkruar Mehemtaj, duke dhënë detaje tjera.
“Mund të ketë edhe shumë të tjerë që koordinohen me ta dhe paguhen nga ta, por për këta të dy e dimë. Policia mund të marr informacione të vyeshme nga kjo dyshe. Meqë të dy janë pjesë e Vetëvendosje, edhe kryeministri mund ta ketë më të lehtë t’i pyes pak për shkak të afërsisë me ta”, ka shkruar Mehmetaj.