Mehmetaj për betejën showbizz Osmani-Gërvalla: Veç edhe racione shpullash për popullin kanë metë me nda
Për llafosjet prej distance të zhanrit showbizz mes Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar i shtangur duke thënë se “meqë i durojmë të tilla gjëra, unë mendoj se këta duhet me na nda edhe racione shpullash në vakte të ndryshme gjatë ditës për popullin”.
Postimi i Mehmetajt:
Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla janë dy gratë më të votuara në politikë dhe top 5 politikanët më të votuara në Kosovë.
Donika Gërvalla e ka kritikuar Vjosa Osmanin duke përdorur referencë këngën e Dafina Zeqirit “llafe llafe presidente”.
Kurse Osmani ia ka kthyer sot, duke përdorur referencë këngën e Gilit “mjeshtre e mashtrimeve”.
Kjo nuk është as ironi, as shaka pa krip.
Janë deklarimet e dy politikaneve që populli i vlerëson më së shumti.
Meqë i durojmë të tilla gjëra, unë mendoj se këta duhet me na nda edhe racione shpullash në vakte të ndryshme gjatë ditës për popullin.
Pse jo.