Mehmetaj për deklaratën tej-skandaloze të Gërvallës: Për shumë më pak se kaq janë bërë protesta masive
Pas deklarimit të përmasave skandaloze të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, se draft-Statuti i Asociaionit është “Republika Srpska” por që qeveria e zbaton po qe se Serbia e pranon në pako, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, i cili tha se kohë më parë “janë bërë protesta masive për shumë më pak se kaq”:
Reagimi i Mehmetajt:
A ka nevojë me thonë diçka ma shumë?
Po tregon se draft-statuti i Asociacionit është Republikë Serbe, ama këta e zbatojnë në kuadër të pakos totale.
Kanë qenë do kohë kur për shumë ma pak se kaq, janë bë protesta masive.
Tash kemi kalu në “darka pune”, si kundërshtim të moderuara të politikave anti-shtet.
Respekt.