Mehmetaj për Deharin: Pa asnjë mëdyshje është vetëvrarë, e konfirmojnë raportet, ekspertizat e superekspertizat
Pas riakutlizimit të temës së vetëvrasjes së aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes Astrit Deharit, për çka kjo parti pretendon të kundërtën, gazetari Lirim Mehmetaj ka kërkuar që të merren vendim përfundimtar mbi raportet, eskpertizat dhe superekspertizat, “pa asnjë mëdyshje konfirmojnë se është vetëvrarë”.
Postimi i Mehmetajt:
Edhe une kekroj drejtesi per Astrit Deharin.
Njehere e mire te merret vendim mbi raportet, ekspertizat dhe superekspertizat te cilat e konfirmojne pa asnje medyshje se Dehari eshte vetevrar ne burg.
Pastaj kerkoj drejtesi per sulmin ndaj Kuvendit te Kosoves me zolle.
Kerkoj drejtesi per sulmin me arme zjarri nga Vetevendosje ne oborret e gjykatave te Kosoves ne 6 qytete ne vitin 2015 (per sulmin ne Peje eshte denu nje aktivist i VV-se, per te tjerat jo).
Kerkoj drejtesi per aktin terrorist te hedhjes se bombes ne shtepine e ish-drejtorit te RTK-se.
Kerkoj drejtesi per tentimin per ta praptuar veturen e ish-kryeministrit te Kosoves.
Kerkoj drejtesi per venien ne flake te veturave zyrtare e objekteve te shtetit gjithandej Kosoves.
Kerkoj drejtesi per terrorin e pergjithshem qe elemente terroriste te Vetevendosjes kane shkaktuar ne Kosove.