Mehmetaj për arratisjen e Sekiraqës: Asnjë shpjegim, përveç vajtimeve hipokrite të Kurtit - NACIONALE

Mehmetaj për arratisjen e Sekiraqës: Asnjë shpjegim, përveç vajtimeve hipokrite të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me arratisjen e Enver Sekiraqës, i cili është i dënuar me 25 vite burg për nxitje në vrasje të policit Triumf Riza.

Mehmetaj ka komentuar deklaratën e avokatit të Sekiraqës, Besnik Berisha, i cili ka thënë se klienti i tij është larguar nga Kosova nëpër pikat kufitare me dijeninë e shtetit.

Dje, avokati i Enver Sekiraqes, Besnik Berisha, tha se klienti i tij është largu nga Kosova si qytetar nëpër pikat kufitare me dijeninë e shtetit. “Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as t'u fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar”, ke fjalia e tij. D.m.th publikisht po tregohet se shteti e ka ditë që personi i dënuar me 25 vjet burg po arratiste nga Kosova.” – ka shkruar Mehmetaj.

Ai tutje ka thënë se përkundër gjithë kësaj nuk ka asnjë reagim nga shteti dhe asnjë shpejtim nga ministri Xhelal Sveçla.

Mehmetaj ka përmendur reagimin e kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur vajtime hipokrite.

Përkundër kësaj asnjë shpjegim nga shteti, asnjë shpjegim nga Ministri Xhelal Sveçla, asnjë shpjegim nga kryeministri, përveç vajtimeve hipokrite të tij. Pra, jemi futë edhe në këtë fazë, kur i dënuari për përfshirje në vrasje të policit të Kosovës del si kapadai nga Kosova, shteti e di, askush s’e pengon dhe jeta vazhdon normalisht.” – është shprehur Mehmetaj.

Lajme të ngjashme