Mehmetaj me gjuhë të ashpër ndaj Hovenierit: Del shet pallavra, bën filma vizatimorë
Lirim Mehmetaj, analist i përhershëm në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, mbrëmë dha një deklaratë të ashpër ndaj ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier.
Duke folur për kritikat e Hovenierit ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dinarin, Mehmetaj është treguar i ashpër në gjuhë.
Sipas tij, krejt këto kritika të Hovenierit janë “filma vizatimorë”.
“Për me ia rehabilitu figurën Kurtit, ambasadori amerikan del edhe na shet pallavra, na bën filma vizatimorë” – deklaroi mbrëmë Mehmetaj, ndërsa autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri i ndërhyri, duke i thënë se “nuk do të duhej me thënë kështu”.
Megjithatë, Mehmetaj nuk u tërhoq nga fjala e tij, duke theksuar se është përshtypje e tij. Tutje, ai e shpjegoi se pse mendon kaq ashpër për ambasadorin amerikan.