Mehmetaj i reagon Haxhiut pas raportimit të Nacionales: Paramendojeni çka bëjnë këta prapa perdeve?
Gazeta Nacionale raportoi se vetë e deleguara e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Panelin për Lirim Kusht, Argjira Asllani, ka propozuar lirimin me kusht të Luz Allakaj – i njohur për të afërm në burg me Astrit Deharin – ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, duke ngritur pyetjen: paramendojeni çka bëjnë këta prapa perdeve?
“Shihn, shhni. Lëvizja Vetëvendosje ka pas aluduar se lirimi me kusht, i parakohshëm, për një person që ka qenë në burg me Astrit Deharin, është shenjë e mjaftueshme se ajo po bëhet me direktiva politike për të blerë heshtjen e tij. Sot, gazetari Besian Beha, e paska siguruar vendimin për lirimin me kusht të atij shokut të burgut të Astrit Deharit dhe besoni ose jo, pjesë e panelit që e ka falë atë është – mbani frymën – Argjira Asllani, përfaqësuesja e Albulena Haxhiut në këtë panel”, shkroi Lirim Mehmetaj.
“Dhe këto janë veç gjërat që po arrijnë gazetarët t’i marrin vesh, imagjinojeni çfarë është t’u ndodhë prapa perdeve, në kthinat ku Vetëvendosja e kultivon krimin”, ka shkruar ai.
Raportimi i plotë i Nacionales KËTU.