Mehmetaj e shpall Memli Krasniqin “anëtar të Vetëvendosjes” - NACIONALE

Mehmetaj e shpall Memli Krasniqin “anëtar të Vetëvendosjes”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka vazhduar kritikat ndaj kreu të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krasniqi ose duhet të anëtarësohet në VV ose “ta përzënë vetë anëtarët e PDK-së.”.

Mehmetaj kritikoi qasjen e kreut të partisë më të madhe opozitare duke e kritikuar për mungesë opozitbërjes.

"Pas nënshtrimit ndaj Albin Kurtit edhe dështimit në krye të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ose duhet të shkojë të anëtarësohet në Vetëvendosje ose ta përzënë vetë anëtarët e PDK-së. Derisa Kosova ka përfunduar si një shtet i dështuar që turpërohet ndërkombtarisht sistematikisht ky të paktën nuk gjen kurojnë e deklarimit të hapur dhe të qartë se në asnjë rrethanë s’bëhet pjesë e koalicionit zyrtar, as pas takimit të turpshëm, sepse praktikisht ky veçse e sqaroi heshtjen e tij të tash e zakonshme me konfirmim të një koalicioni faktik. Në vend se ta intensifikojë opozitbërjen si nevojë jetike për shtetin në këtë dakik të ligë, ai ka zgjedhur të bëjë muhabete qosheve të përzgjedhura nga autori i kësaj situate Albin Kurti. Ky moment nuk tregon asgjë tjerë veçse pranim të hapur të akuzave dhe shantazhit publik të bërë nga Faton Peci (sidomos nga Faton Peci) dhe nga Vetëvendosja tash e sa vjet." - shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme