Mefi pyetet a i kanë dërguar ftesë PDK-së: S’e di - NACIONALE

Mefi pyetet a i kanë dërguar ftesë PDK-së: S’e di

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është përgjigjur me “s’e di…” kur u pyet nëse i kanë dërguar ftesë Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai para mediave shkurt tha se “Qeveria Kurti 3 do të formohet”, sipas tij, “pa votat e Listës Serbe".

“S’e di veç Qeveria Kurti 3 do të formohet. Pa votat e Listës Serbe” – u përgjigj Bajqinovci.

Theksojmë se siç shihet tashmë në pamjet e publikuara në media, Kurti refuzoi të përgigjet në pyetjen se a i ka votat e nevojshmë për formimin e Qeverisë.

Njëjtë, kryeministri në detyrë veproi edhe të mërkurën gjatë vizitës së tij në Koshare, atje ku u pyet edhe për refuzimin që ia bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për takim konsultativ.

Lajme të ngjashme