Mediumi serb e quan “provokim” veprimin e Rita Orës me flamurin serb - NACIONALE

Mediumi serb e quan “provokim” veprimin e Rita Orës me flamurin serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se mediumi serb Alo – i afërt me regjimin e Vuçiqit – nuk e sheh realitetin si të gjithë të tjerët. Ky medium e ka quajtur “provokim” performancën e këngëtares shqiptare Rita Ora.

Në fakt, Rita Ora nuk tregoi ndonjë shenjë mosrespekti ndaj flamurit serb çka nxiti reagime kritike nga shqiptarët e Kosovës por edhe shumë të tjera mbrojtëse.

E megjithatë, mediumi Alo ka vendosur ta shohë krejtësisht ndryshe gjithë situatën.

“Këngëtarja shqiptare provokon përsëri? Rita Orës iu dha një flamur serb derisa po këndonte, të gjithë u tronditën kur panë se çka po bënte me të.”është titulli i artikullit të tyre.

Më poshtë artikullit, në mënyrë denoncuese tregohet për patriotizmin e Rita Orës.

Kujtojmë se Ora në video nuk po bënte asnjë veprim provokues.

Lajme të ngjashme