Mediumi opozitar serb: BE-ja iu tha Kurtit e Vuçiqit "s’ka progres, s’ka para" - NACIONALE

Mediumi opozitar serb: BE-ja iu tha Kurtit e Vuçiqit "s’ka progres, s’ka para"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raportohet se lidershipit serb i është bërë e qartë që planet e këtij institucioni për ndihmën rreth 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, mund të kushtëzohen me progresin e bisedimeve për normalizim mes Kosovës e Serbisë.

Mediumi serb “Danas” raporton se kjo informatë u është dhënë nga një “zyrtar i lartë” i Komisionit Evropian.

Madje, jo vetëm presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raportohet se edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është bërë e qartë se “çfarë po përgatitet dhe çfarë po pritet nga ta”.

“Atyre u janë shpjeguar se çfarë reformash priten, që më vonë të mos ndodhë ajo nuk na keni treguar ose nuk e kemi ditur për këtë kusht. Kështu, ne kërkuam që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen në bazë të marrëveshjeve që tashmë janë arritur. Nëse nuk ka progres, nuk ka para.” – ka thënë ky zyrtar, që sipas mediumit opozitar serb, ka dëshiruar të qëndrojë anonim.

Ky burim, ka shtuar se nëse shihet që njëra palë po e bllokon progresin, dhe pala tjetër jo, atëherë pala e parë do të marrë paratë që do të vijnë si ndihmë nga BE-ja.

Lajme të ngjashme