Mediumi kanadez publikon një vizatim të Netanyahut si vampir, nxit reagim
Një uebfaqe kanadeze e lajmeve në gjuhën frënge ka publikuar një vizatim të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ai paraqitet si vampire, duke e nxitur reagimin e një senatori kanadez.
Në vizatimin e publikuar nga mediumi “La Presse”, fytyra e Netanyahut është mbivendosur në imazhin e vampirit Nosferatu në filmin e viteve të njëzeta me të njëjtin emër, bashkë me tekstin “Nosfenyahu: Rrugës për në Rafah”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Jam i tmerruar nga vizatimi. Përderisa z. Netanyahu, si secili politikan tjetër, nuk është mbi kritika, ky lloj i frymës anti-Semite t’i kujton vitet e tridhjeta. Jam i pikëlluar për hebrenjtë në mbarë Kanadanë për nivelin e urrejtjes që ne, si kanadezë, e kemi bashkënënshkruar” – shkroi senatori Leo Housakos në rrjetin X.
I’m appalled by the cartoon in today’s @LP_LaPresse. While Mr. Netanyahu, as with any politician, is not above criticism, this kind of antisemitic trope is reminiscent of the 1930s. I’m saddened for Jews across 🇨🇦 for the level of hate to which we, as Canadians, have co-signed. pic.twitter.com/D7w3G4q3sp
— Senator Leo Housakos (@SenatorHousakos) March 20, 2024