Mediat shtetërore të Iranit premtojnë shpërblim për këdo që i kap pilotët e aeroplanit amerikan - NACIONALE

Mediat shtetërore të Iranit premtojnë shpërblim për këdo që i kap pilotët e aeroplanit amerikan

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Përderisa ushtria amerikane po i kërkonte dy pilotët e një aeroplani luftarak që u rrëzua mbi Iran, mediat shtetërore të këtij vendi lëshuan thirrje për qytetarët që t’i kërkojnë amerikanët e zhdukur dhe premtuan shpërblime për dorëzimin e tyre.

Një prezantuese e televizionit IRIB tha para kamerës se “mëse kapni dhe dorëzoni një pilot ose pilotët e armikut të gjallë te organet e sundimit të ligjit dhe forcat ushtarake, ju do të merrni një shpërblim të çmueshëm”, transmeton televizioni CNN.

Në agjencinë e lajmeve ISNA, guvernatori i provincës Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad premtoi shpërblim prej 10 milionë tomanësh (76 mijë dollarë) për këdo që e dorëzon “pilotin kriminel amerikan”.

Burimet i kanë thënë televizionit CNN se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë shpëtuar njërin nga pilotët e aeroplanit të rrëzuar.

Sipas shenjave të para, aeroplani i rrëzuar ishte i tipit F-15E.

Lajme të ngjashme