Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova - NACIONALE

Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediet në Serbi kanë nisur të raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund ta ofrojë dorëheqjen e tij nga ky post.

Kjo për shkak të dialogut me Serbinë dhe presioneve eventuale që po i bëhen atij për njohjen e Kosovës.

Gazeta serbe, "Danas", duke u thërritur në një deklaratë të kryeredaktorit të mediumit "Informer", Dragan J. Vuçiqeviq, raporton se ekziston mundësia e dorëheqjes.

“Ai planifikon të japë dorëheqjen për të lënë që ‘dikush tjetër’ të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t'u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha, sa shteti nuk mund t'i mbështesë”, ka thënë Vuçiqeviq.

Siç tha ai, Serbia ka qenë i vetmi vend në Evropë që prej 231 ditësh nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke thënë se kjo është një fitore e shtetit.

“Përderisa Vuçiqi është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, tha Vuçiqeviq.

Lajme të ngjashme