Mediat serbe: Kurti e Vuçiq pritet ta nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit - NACIONALE

Mediat serbe: Kurti e Vuçiq pritet ta nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një artikull të publikuar nga gazeta serbe Nova.rs, pretendohet se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit.

Kjo sipas këtij medium, pritet të bëhet në takimin e datës 18 gusht.

Sipas gazetës Nova, nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve.

Në anën tjetër disa herë është vlerësuar se kjo marrëveshje është afër, dhe vetëm detajet po i ndajnë të dyja palët.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që në dokument të shtohet fjalia “të zhdukur me dhunë” që nuk po pranohet nga Serbia.

Lajme të ngjashme