Mediat serbe: A po formohet një organizatë e re politike e serbëve në Kosovë?
Një grup aktivistësh politikë serbë janë takuar dje në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar për situatën “alarmante” për serbët në Kosovë. Sipas raportimit të mediave serbe, ky grup kërkon një mbledhje urgjente të të gjithë faktorëve politikë.
Ky takim është mbajtur me ftesë të kryetarit të Forumit Kombëtar Serb, Momçilo Trajkoviq.
“Është konstatuar se gjendja është alarmante dhe kërkon një mbledhje urgjente të të gjithë faktorëve politikë në mesin e serbëve të Kosovës-Metohi për të marrë përgjegjësinë për proceset e mëtutjeshme”, njoftuan pas takimit Forumi Kombëtar Serb.
Në mbledhjen e mbrëmshme morën pjesë Momçilo Trajkoviq, kryetar i SNF-së dhe anëtar i kryesisë së SNV-së (i kryesuar nga satanka), Aleksandar Arsenijeviq, president i Demokracisë Serbe (SD), Milija Biševac, kryetare e Partisë Popullore Serbe (SNP), Jovica Nikoliq nga Lëvizja Kombëtare e Serbëve me KiM "Otadžbina". , Marko Jakshiq, aktivist politik, Valentina Đerković (SD), Stefan Veljković (SD), Dejan Nedeljković, aktivist politik, Stefan Veljković, aktivist politik, SlavišN , Gjorgje Dobriq (SNP) dhe Aleksandar Stojanoviq, aktivist politik.
Ky grup ka bërë me dije që kanë ftuar edhe kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe, por që të dy nuk i janë përgjigjur ftesës.