Mediat në Beograd: Vdes një prej shefave të BIA-s serbe - NACIONALE

Mediat në Beograd: Vdes një prej shefave të BIA-s serbe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Milorad Braçanoviq – nënkryetar i shërbimit të inteligjencës serbe BIA, ka vdekur sot në moshën 68 vjeçare.

Braçanoviq iu bashkëngjit shërbimeve sekrete qysh në vitet e shtatëdhjeta, ndërkohë që qëndroi në pozita të lara deri më 2003.

Braçanoviq ishte arrestuar pas vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në kuadër të operacionit “shpata”, pasi u gjetën argumente se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit.

Ai u dënua ligjërisht me dy vjet burg për mos raportim për përgatitjen e veprës penale – vrasjen e Ivan Stamboliçit (ish-President i Serbisë) dhe tentativën e vrasjes së Vuk Drashkoviçit (politikan serb) në Budva, të gjitha këto ndodhi gjatë kohës që ai ishte oficer i sigurimit shtetëror jugosllav, shkruan Albanian Post.

Braçanoviq kishte mbajtur burg nga vitit 2007 deri më 2009.