Mediat boshnjake skandalizohen nga disa deklarata të Abazoviqit për Srebrenicën - NACIONALE

Mediat boshnjake skandalizohen nga disa deklarata të Abazoviqit për Srebrenicën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë gjatë vizitës në memorialin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, se gjenocidi i kryer në këtë vend nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve.

“Gjenocidi nuk u krye ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve. Nuk e kreu ushtria (serbe), por politika', ka thënë në Srebrenicë, kryeministri malazez, Dritan Abazoviq.

E kjo ka bërë që fjalimi i kryeministrit malazez, të quhet skandaloz në mediat boshnjake.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme rreth ketij fjalimit edhe nga politikanët e Vojvodinës.

Njëri nga ta thuhet se është larguar menjëherë nga salla kur Abazoviq ka marrë fjalën. Kryeministrit nga Sarajeva i thanë se duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë skandaloze.

Lajme të ngjashme