Medalja e argjendtë për Kosovën në xhudo, Kurti: Na e solli xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Përmes një postimi në X, Kurti ka thënë se "nuk ka mesazh më të fuqishëm se talenti, puna e palodhur dhe këmbëngulja barazohen me shkëlqimin në nivelet më të larta".
"Kosova ka fituar medaljen e parë në Paris 2024, të cilën na e ka sjellë xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi. Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike. Nuk ka mesazh më të fuqishëm se talenti, puna e palodhur dhe këmbëngulja barazohen me shkëlqimin në nivelet më të larta", tha ai.