Me Ukrainën “deri në fitore”, thotë Gërvalla
Në dy vjetorin që kur Federata Ruse kishte nisur pushtimin e shkallës së gjerë ndaj Ukrianës, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkruar se Kosova qëndron në mbështetje “të palëkundur” ndaj popullit shtetit ukrainas kundër agresionit rus.
“Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës për liri dhe të ardhmen e saj kundër agresionit rus. Qëndrojmë me Ukrainë deri në fitore! Lavdi Ukrainës!”, shkroi Gërvalla në rrjetin “X”.