"Më shumë mësues se nxënës": Mbyllet shkolla në Kotlinë të Kaçanikut
Mediumi Kallxo ka raportuar për mbylljen e një shkolle në Kotlinë të Kaçanikut. Në raportimin e tyre, shkruhet se shkolla “Naim Frashëri” është mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve që kanë mbetur aty.
“Numri i nxënësve është reflektim i zvogëlimit të numrit të banorëve, të cilët janë shpërngulur nga Kotlina, kryesisht drejt zonave urbane.” – raporton Kallxo.com.
Tutje, një banore e këtij fshati, Rufije Loku tregon se tashmë në këtë shkollë më shumë kanë mbetur mësimdhënës se nxënës.
“Me zbrazjen e fshatit nga banorët nisi me u zvogëlu edhe numri i nxënësve në shkollën fillore këtu ku tash edhe është mbyllë për shkak se shkolla mbeti as me 10 nxënës, ku realisht të themi që më i lartë ishte numri i punëtorëve të arsimit sesa i nxënësve” – thotë Loku.