Me mëngjes: Kurti e Murati i shkojnë për vizitë drejtorit të Doganës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë mbërritur në drejtorinë e Doganës.
Ata janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Aktualisht takimi po mbahet me dyer të mbyllura dhe më pas do të ketë deklarime për medie. /Kosovapress