Me maska e me AK-47: Grabitje në një pompë të derivateve në Klinë - NACIONALE

Me maska e me AK-47: Grabitje në një pompë të derivateve në Klinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 02: 45 është raportuar për një grabitje të armatosur në një pompë të derivateve në fshatin Voljak të Klinës.

Shuma e grabitur ka qenë rreth 3 mijë euro.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme