Me lëndime të lehta, gjendet qytetari i raportuar si zhdukur në Zveçan - NACIONALE

Me lëndime të lehta, gjendet qytetari i raportuar si zhdukur në Zveçan

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar serb nga Zveçani, i cili ishte raportuar i zhdukur më 1 shkurt, është gjetur të hënën.

Në raporti 24 orësh të policisë është thënë se ai është gjetur me disa lëndime trupore.

Sipas policisë, ai është dërguar për tretman mjekësor.

“Zveqan / 01.02.2026 – 11:30. Me 02.02.2026 është raportuar se viktima mashkull serb është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihej për vendndodhjen e tij, ndërsa rreth orës 13:40 viktima është gjetur dhe është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte disa lëndime të lehta”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës .

Lajme të ngjashme