"Me ju hi Vetëvendosjes nër sjetull”: Syla reagon pas deklaratës së Ramush Haradinajt
Edhe analisti i politikës, Valon Syla ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte “turist” dhe nuk ka qenë vazhdimisht në luftën e UÇK-së.
Syla ka thënë se kjo gjë po bëhet “me ju hi Vetëvendosjes nër sjetull”.
“Veç juve ju kanë përzi kabllat për me ju hi Vetëvendosjes nër sjetull. Thaçi në burg është. Lene njerin rahat, se për turizëm se njoh kërkon që e kanë ndal në burg.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Ramushi paska thonë; Jo komandant, jo turist Thaçi.. në këtë far zhegu e budallaku qeveritar.
Është një thënie te historianët e përmendin shpesh se 'aq shpejt e ndërroni historinë sa që s'pe dimë çka ka ndodhë pardje'...
Une e di, përafërsisht... kush ka qenë përnime turist e kush luftar, kush ushtar e kush komandant.
Veç juve ju kanë përzi kabllat për me ju hi Vetëvendosjes nër sjetull. Thaçi në burg është. Lene njerin rahat, se për turizëm se njoh kërkon që e kanë ndal në burg.
E lus nonën teme me çitë një pogaqe se për turist po bohna gati edhe une, mos po me lidhin qitash.
