“Më e ulëta në rajon”, Muharremi dekonstrukton statistikat, krejt çka duhet të dini për tregun e punës në Kosovë - NACIONALE

“Më e ulëta në rajon”, Muharremi dekonstrukton statistikat, krejt çka duhet të dini për tregun e punës në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ekonomisti Shënoll Muharremi ka dekonstruktuar statistikat e Qeverisë, duke shfaqur një grafikon, sipas ti real dhe me të gjitha inormatat që duhet t’i kemi parasyshë sa i përket punësimit në vend.

“Ushtria e personave n moshë punë është 1.17 milionë persona. Edhe pse një pjesë e tyre janë studentë, përsëri mbi gjysmë milioni nuk janë në ekonomi. Pjesëmarrja në tregun e punës është rreth 40% vetëm, më e ulëta në rajon.” – ka shkruar ndër të tjera Muharremi.

E plotë:

Sot pushteti e publikoj një grafikon të ri rreth punësimit në Kosovë. Por aty e keni vetëm një anë të medaljes, pjesën tjetër nuk e shifni se nuk e kanë paraqitë. Janë paraqitur vetëm të dhënat favorizuese. Por ja ku e keni këtu cka ka paraqitë qeveria dhe si është gjendja e vërtetë në tregun e punës.. gjithmonë sipas të dhënave të qeverisë (ZKM/ASK). Ata ju tregojnë që janë të punësuar 425 mijë persona por nuk ju tregojnë që 451 mijë gra janë të papunë dhe jashtë tregut të punës. Ju thonë po kërkojnë punë vetëm 10%, por numri i atyre pa punë është gati 60% apo 694 mijë pa i përfshi edhe 50 mijë të regjistrar që kërkojnë punë zyrtarisht. Ushtria e personave n moshë punë është 1.17 milionë persona. Edhe pse një pjesë e tyre janë studentë, përsëri mbi gjysmë milioni nuk janë në ekonomi. Pjesëmarrja në tregun e punës është rreth 40% vetëm, më e ulëta në rajon. Këtu i keni të gjitha informatat që ju duhen me vlerësu dhe gjyku situatën reale si është me tregun e punës dhe të punësuarit e ata që nuk janë në ekonomi fare.

Lajme të ngjashme