“Me e shpëtu Lumirin”, “Osmani e di që s`mund të kalojë pragun”: Molliqaj tregon pse ish-presidentja do t`i bashkohet LDK-së - NACIONALE

“Me e shpëtu Lumirin”, “Osmani e di që s`mund të kalojë pragun”: Molliqaj tregon pse ish-presidentja do t`i bashkohet LDK-së

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Moliqaj, ka komentuar paralajmërimet për bashkimin e Vjosa Osmanit me LDK-në.

Ai ka bërë me dije se kjo është një ‘martesë e interesit’, e cila, sipas tij, nuk do të sjell rezultat.

Në emisionin “adresa” në Kanal 10, ai ka vlerësuar se Osmani do t`i bashkohet LDK-së vetëm nga frika se ajo vet nuk do të mund të kalojë pragun zgjedhore.

“Lumir Abdixhiku e merr Vjosa Asmani jo pse janë pajtuar, jo pse e vlerëson. Por pse po mendon se strategjjikisht do vota rriten”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, ky bashkom do të ndodh edhe për interesa të kryetarit të LDK-së.

“Bashkim puro i interesit në kurriz të votuesve të vërtetë e të sinqertë të LDK-së që kanë qendru në LDK edhe atëherë kur i ka braktisur Vjosa Osmani. Kjo është veç me shpetu Lumir Abdixhikun. Dhe Vjosa po shkon në LDK veç pse vet nuk mundet me e kalu pragun, nuk ka asnjë dilemë. Veç pse vet nuk mund ta bëj as listën. Përndryshe, Vjosa nuk ish kthyr kurrë në LDK, e dimë krejt ne. Unë po iu them edhe votuesve që kjo ‘martesë e interesit’ nuk ka me pru rezultat zgjedhor, nuk inkurajohen njerëzit me mashtrime”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme