“Me dashtë e bëjnë Kuvendin, me dashtë nuk e bëjnë”: Smajljaj tallet keq me deputetët - NACIONALE

“Me dashtë e bëjnë Kuvendin, me dashtë nuk e bëjnë”: Smajljaj tallet keq me deputetët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me deputetët e Kosovës, të cilët sot kanë dështuar sërish në konstituimin e Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se konstituimi i Kuvendit për deputetët është punë dëshirore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se ata veprojnë sipas tekeve te tyre.

“Deputetët me dashtë e bëjnë kuvendin, me dashtë nuk e bëjnë. Qysh t'iu teket. Punë qejfi. Deputetët janë përfaqësuesit më të mirë të shoqërisë”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme