Më 9 korrik Kurban Bajrami, BIK bën thirrje që kurbanët të theren sipas rregullave
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirjana Zymberajn.
BIK-u njofton se myftiu Tërnava ka shprehur falënderime për “mbështetjen e vazhdueshme të AUV-it për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve”.
BIK-u dhe AUV-i kanë apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin Kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.
Kurban Bajrami këtë vit festohet të shtunën e 9 korrikut.