Më 18 gusht paralajmërohet diskutim vendimtar për Asociacionin në Bruksel - NACIONALE

Më 18 gusht paralajmërohet diskutim vendimtar për Asociacionin në Bruksel

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka paralajmëruar se në takim do të ketë diskutime të rëndësishme, duke përfshirë çështjen e diskutueshme të krijimit të Asociacionit.

Escobar ka pohuar se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka inkurajuar kryeministrin Kurti që t'i shtrojë këto probleme gjatë takimit të tyre atje me presidentin Osmani.

Ai e bëri të qartë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë asnjëherë shtet në shtet sa i përket çështjes së Asociacionit.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme