Më 14 maj, fillon rigjykimi ndaj Pal Lekajt për 53-milionëshin - NACIONALE

Më 14 maj, fillon rigjykimi ndaj Pal Lekajt për 53-milionëshin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar datën 14 maj 2025 për nisjen e rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Gjykimi është ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Caktimin e seancës së rigjykimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi- zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Apeli e ka kthyer rastin në rigjykim.

Lajme të ngjashme