Mbytet në Ulqin 12 vjeçari nga Prizreni - NACIONALE

Mbytet në Ulqin 12 vjeçari nga Prizreni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin është mbytur një djalë 12 vjeçar, raporton media malazeze Vijesti.

I ndjeri kishte shkuar në plazh me vëllain dhe nusen e tij, por asnjëri nga ta nuk e kanë vënë re se ai po mbytej në det.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili e kishtë vënë re fëmija po notonte mbi ujë në mënyrë të panatyrshme.

Pas kësaj ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por se nuk ka pasur sukses.

Autopsia e tij tregoi se ai është mbytur.

Lajme të ngjashme