Mbyllet votimi në Tetovë, prin Lëvizja Besa - NACIONALE

Mbyllet votimi në Tetovë, prin Lëvizja Besa

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës se sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale në disa komuna në Maqedoninë e Veriut, përfshirë atë të Tetovës, Mavrovë-Rostushës dhe Komunën Qendër.

Në Tetovë është votuar vetëm për përbërjen e re të Këshillit Komunal, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë buxhetin vjetor.

Ndërsa në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë është votuar edhe për kryetar komune.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një konference ka njoftuar se në zgjedhjet në Tetovë nga 76 për qind të votave të numëruara prin Lëvizja Besa.

"BDI, 7.706 vota, Besa 8.341 vota, PDSH 788 vota, Aleanca 614 vota, Alternativa 699 vota, VMRO 2.169 vota, LSDM 1.316 vota lista Më e mira për Tetovën 414 vota, Levica 347 vota, partia turke 164 vota, partia rome 104 vota dhe Integra 94 vota”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme