Mbyllet segmenti Ferizaj-Gjilan tek Sojeva për shkak të ujit, Policia tregon rrugën alternative - NACIONALE

Mbyllet segmenti Ferizaj-Gjilan tek Sojeva për shkak të ujit, Policia tregon rrugën alternative

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Reshjet e fundit atmosferike kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në rajonin e Ferizajt. Policia e Kosovës ka njoftuar se segmenti rrugor Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të madh të ujit në rrugë.

Për të shmangur bllokadat, të gjithë drejtuesit e automjeteve udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan (dhe anasjelltas).

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për mediat se përveç këtij aksi problematik, rrugët e tjera në këtë rajon – përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit – janë aktualisht të kalueshme.

“Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, tha ndër të tjerash Veseli.

Lajme të ngjashme