Mbyllet seanca për apelimin e dënimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Një konferencë para-apelit është zhvilluar sot në rastin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Megjithatë, në seancë nuk ka pasur shumë tema për diskutim, e si rezultat ajo nuk zgjati shumë.
Dy avokatët kërkuan lirimin e klientëve të tyre nga paraburgimi, të paktën deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës së Apelit.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees foli edhe për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, megjithatë në ato momente seanca kaloi në private.
Aktgjykimi përfundimtar në gjuhën shqipe, do të jetë gati më 15 gusht për këtë rast.